Albatros Rexhaj

Këtu flitet për dashurinë, jetën dhe të gjitha klishet tjera që përgjithmonë e kanë infektuar artin dhe letërsinë.

Xheloze apo thjesht e traumatizuar?

January 12th, 2020

Ajo është xheloze, grindavece, është më shumë se një tip i vështirë, kështu e përshkruan por ajo megjithatë është AJO, personi që ai vërtet e dashuron. Meshkujt, sidomos ata shqiptarë, e kanë të vështirë ta pranojnë se një femër është ndryshe nga ajo që shpërfaqet, se mbase ajo është thjesht e traumatizuar, një qenie e lënduar që kërkon siguri. Në këtë audio editorial, të punuar enkas për REVISTA CLASS, shkrimtari i dashurisë Albatros Rexhaj flet për nevojën që të luftohet për njeriun e zemrës, ndonjëherë edhe kundër fantazmash joreale, të luftosh jo me ashpërsi, por me dashuri.

Filmi “LOVE” - e vërteta jonë e shprehur në një film

January 9th, 2020

Film “Love”, në regji të Dionis Papadhimitrit dhe me tre Gentët (Genti Kame, Gent Hazizi, Gentian Zenelaj) në rolet kryesore është një film që trajton të vërtetat e pathëna të realitetit shqiptar. Problemet në çift, vështirësitë në komunikim, nevojën për aventura dhe seks, si dhe kurorën e të gjitha mëkateve, tradhtinë. Në këtë audio editorial, punuar enkas për REVISTA CLASS, shkrimtari dhe dramaturgu Albatros Rexhaj sjell impresionet e tij, tërësisht personale, për këtë film.