Albatros Rexhaj

Këtu flitet për dashurinë, jetën dhe të gjitha klishet tjera që përgjithmonë e kanë infektuar artin dhe letërsinë.

Filmi “LOVE” - e vërteta jonë e shprehur në një film

January 9th, 2020

Film “Love”, në regji të Dionis Papadhimitrit dhe me tre Gentët (Genti Kame, Gent Hazizi, Gentian Zenelaj) në rolet kryesore është një film që trajton të vërtetat e pathëna të realitetit shqiptar. Problemet në çift, vështirësitë në komunikim, nevojën për aventura dhe seks, si dhe kurorën e të gjitha mëkateve, tradhtinë. Në këtë audio editorial, punuar enkas për REVISTA CLASS, shkrimtari dhe dramaturgu Albatros Rexhaj sjell impresionet e tij, tërësisht personale, për këtë film.