Albatros Rexhaj

Këtu flitet për dashurinë, jetën dhe të gjitha klishet tjera që përgjithmonë e kanë infektuar artin dhe letërsinë.

Absurdi i pyetjes KU JE

March 31st, 2020

Sa shume lidhje janë fundosur nën ankthin e pyetjeve “ku je?”, “pse nuk je në shtëpi” dhe budallallëqeve tjera me të cilat e kemi ushqyer njëri-tjetrin. Me siguri që ata, që deri dje ishin të obsesionuar me dëshirën që ai/ajo të ishte përherë në shtëpi, tani janë të qetë e të lumtur, pasi që kjo pandemi na ka mbyllur të gjithëve.

Në këtë episod, Albatros Rexhaj përpiqet të zbërthejë të gjithë kotësinë prapa këtij fiksimi nga jeta jonë para pandemisë, që njeriun e zemrës ta mbajmë sa më të kufizuar, mundësisht tërë kohën të mbyllur në shtëpi dhe ju fton që të gjithë, kush më shumë e kush më pak, ta shfrytëzojmë këtë kohë dhe që të shërohemi nga këto fiksime të ankthshme.

Një episod që patjetër duhet t’ua rekomandoni miqve tuaj.

Dëgjim të këndshëm.